Klubi i Flamurtarit ka bërë sot prezantimin e një tjetër futbollisti të afruar në merkato, duke shpresuar që të ndihmojë ekipin e Morieros të shkojë drejt mbijetesës.
Mesfushori kamerunas me tipare mbrojtës, Zhak Mbe, i është bashkuar ekipit vlonjat duke u bërë pjesë e kësaj skuadre.
Futbollisti ishte që në verë pa skuadër, ndërsa eksperiencën e fundit e kishte skuadra Beluizdad në Algjeri.
Ndonëse ishte pa ekip, kartoni i tij në “transfermarkt” vlerësohet 700 mijë euro, duke e bërë atë një nga lojtarët me vlerën më të lartë në Superiore.