Futbollisti Xherdan Shaqiri ka rikthyer formën e tij të lartë te Baseli, duke treguar dominim të vërtetë në fushën e lojës.
Sipas të dhënave të publikuara nga SofaScore, mes futbollistëve të ligave kryesore evropiane në dy sezonet e fundit, Shaqiri renditet i treti për involvime në gola, pas Harry Kane (63) dhe Kylian Mbappé (61), me 59 gola dhe asistime.
Në total, Shaqiri ka luajtur 66 ndeshje gjatë kësaj periudhe, ka shënuar 32 gola dhe ka pas 33 asistime.
Renditja
Një bilanc impresionues që e vendos atë ndër mesfushorët më produktivë në Europë.
Rikthimi i tij te Baseli nuk është vetëm një festë për tifozët zviceranë, por edhe një sinjal se Shaqiri vazhdon të jetë një lojtar vendimtar dhe një emër i rëndësishëm në garat evropiane.