Një derbi i zjarrtë në Serie A dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondat e fundit, aty ku Interi tregoi karakter duke mposhtur Juventusin me rezultat 3:2 në javën e 25-të.
Zikaltrit e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 17-të pas një autogoli të Cambiasos, që i dha avantazhin vendasve.
Megjithatë, bardhezinjtë reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 26-të me golin e Cambiasos.
Interi riktheu epërsinë (76’) falë një goli të bukur me kokë nga Esposito, pas asistimit të Dimarcos, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë.
Ndeshja mori tjetër rrjedhë në minutën e 42-të, kur Kalulu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Juventusin me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të sfidës.
Edhe pse në inferioritet numerik, Juventusi nuk u dorëzua.
Në minutën e 83-të, Manuel Locatelli realizoi për 2:2, duke heshtur përkohësisht tifozët vendas dhe duke tronditur liderin e kampionatit.
Por kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Zielinski në minutën e 90-të realizoi golin vendimtar për 3:2, duke shpërthyer festën në stadium dhe duke konfirmuar ambiciet e Interit për titull.
Pas kësaj fitoreje dramatike, Interi kryeson renditjen me 61 pikë, tetë më shumë se AC Milan që mban vendin e dytë, ndërsa Juventusi renditet i pesti me 46 pikë.
Sa i përket futbollistit Edon Zhegrova, ai mbeti sërish në pankinë dhe nuk mori asnjë minutë në këtë përballje.