Skuadra e Real Madridit përkundër mungesave si Bellingham, Rodrygo dhe Mbappe që qëndrojë në bankë, ngadhënjyen me rezultat të thellë (4:1) ndaj Sociedadit, në takimin e javës së 24-të në Kampionatin e Spanjës.
Reali e ishte jashtëzakonisht i mirë sidomos në 45 minutat e parë kur udhëhoqi me 3:1.
Duhet veçuar golin e minutës së 31-të, Valverde nga 16 metra shënoi eurogol në këndin e epërm të majtë të Sociedadit, 3:1.
Për Realin shënuan G. Garcia (5), Vinicius Junior (25 - nga penalltia e 48-nga penalltia), Valverde (31) e për Sociedadin Oyarzabal (21-nga penalltia)
Reali kryeson me 60 pikë ka dy pikë e një ndeshje më shumë se Barcelona.
Sociedad e zë vendin e tetë me 31 pikë të mbledhura.