Në derbin mes Interit dhe Juventus, protagonisti absolut ishte Andrea Cambiaso i cili hyri në histori për një arsye të pazakontë.
Mbrojtësi bardhezi u bë lojtari i parë ndonjëherë në përballjet mes këtyre dy rivalëve që shkakton autogol dhe shënon gol në të njëjtën ndeshje të Serisë A, në harkun kohor të 9 minutave.
Një mbrëmje me emocione të dyfishta për Andrea Cambiason, që fatkeq u kthye në hero brenda 90 minutave.
Statistika unike shton edhe më shumë dramën e një prej sfidave më të zjarrta të futbollit italian.
“Derbi i Italisë”, prodhoi kështu një tjetër kapitull të paharrueshëm në historinë e tij.