Hadërgjonaj shënon nga penalltia, Bardhi mahnit me evrogol në kampionatin turk

- Bota Sot

Hadërgjonaj shënon nga penalltia, Bardhi mahnit me evrogol në kampionatin turk

Alanyaspor e ka mposhtur me rezultat 2:1 Konyasporin, në kuadër të kampionatit turk.

Florent Hadërgjonaj, reprezentues i Kosovës, shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 80-të.

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Enis Bardhi luajti një tjetër ndeshje të shkëlqyeshme në kampionatin turk ku shënoi një gol të pabesueshëm nga goditja dënimi.

Në minutën e 83-të të ndeshjes, futbollisti Bardhi i Konyasporit, shënoi eurogol nga  goditje dënimi nga më shumë se 20 metra.

Portieri ishte vetëm një vëzhgues i mjeshtërisë së Bardhit, i cili pothuajse shënoi një nga golat më spektakolarë të sezonit.

Për fitoren e Alanyaspor shënuan Ruan (37) e Hadërgjonaj (80-nga penalltia).

Fidan Aliti e Hadërgjonaj u paraqitën titullarë për Alanyaspor e Bardhi nga minuta e 64-të për Konyaspor.
Aliti u ndëshkua me karton të verdhë.

Pas javës së 22-të Alanyaspor e zë vendin e 10-të me 26 pikë e Konyaspor ndodhet në të 14-tin me 20 sosh.



Read it all at Bota Sot