Curri: Ndeshje e vështirë, në një terren të vështirë

- Bota Sot

Curri: Ndeshje e vështirë, në një terren të vështirë

Kryetrajneri i skuadrës së Gjilanit, Debatik Curri, mjaft mirë e di rëndësinë e ndeshjes të së dielës (sot, 13.00) ndaj Dukagjinit në Klinë, ndaj ka potencuar se do jetë terren i vështirë.

Shefi i shtabit teknik dhe ekipi tij janë bërë gati për këtë ballafaqim, pavarësisht kohës së shkurtër për t’u përgatitur.

“Ndeshje e vështirë, në një terren të vështirë. Koha e shkurtër për ta përgatitur ndeshjen, por ne jemi gati.

Duhet ti dëshmojmë cilësitë dhe vlerat tona që kemi si ekip”, theksoi Curri për faqen zyrtare të klubit.

Në dy përballjet e para triumfues kishin dalë “Hithat”, ndërkohë që dueli i së dieles do jetë i treti ndërmjet dy skuadrave këtë edicion garash.

Ballafaqimi fillon nga ora 13:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.



Read it all at Bota Sot