Hamza: Jemi gati kundër Sileksit, shpresojmë në tre pikë

- Bota Sot

Hamza: Jemi gati kundër Sileksit, shpresojmë në tre pikë

Struga Trim Lum sot luan ndeshjen e radhës kampionale, ku për kundërshtarë në kuadër të xhiros së 18-të do të kenë Sileksin nga Kratova.

Memetriza Hamza, thotë se ekipi është gati për ndeshjen në të cilën nuk duhet gabuar sërish.

“Jemi gati edhe për këtë ndeshje, njëjtë sikurse edhe ndeshjet tjera. E kemi analizuar mjaftueshëm Sileksin, ashtu që shpresojmë në fund ti arkëtojmë 3 pikët e plota.” – tha fillimisht Hamza dhe vazhdoi:

“Sileksi ka një skuadër shumë të mirë, por neve luajmë në stadiumin tonë, luajmë para tifozëve tanë për herë të parë në një ndeshje zyrtare në vitin 2026.

Si gjithnjë, respektojmë çdo kundërshtarë që na vinë këtu në Strugë, megjithatë në fushë gjërat flasin ndryshe, dhe aty do të tentojmë që të marrim 3 pikët dhe të vazhdojmë garën për titull.” – përfundoi intervistën e tij Memetriza Hamza, që në vjeshtë shënoi një super gol kundër Sileksit në Kratovë, në fitoren me shifrat 3:1.

Ndeshja Struga TL - Sileks luhet sot dhe fillon nga ora 14:00.



Read it all at Bota Sot