Rabotniçki është në një pozicion të palakmueshëm, i parafundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të fituara, dhe fillimi pranveror nuk ishte sipas dëshirave të trajnerit Muarem Muarem.
Në javën e parë të sezonit pranveror ata humbën në transfertë kundër Pelisterit në Manastir me rezultat 4-1.
Sfida e dytë është edhe më e madhe, Rabotniçki pret sot në stadiumin e FFM-së liderin e tabelës, Vardarin.
“Ne vazhdojmë të luftojmë dhe në çdo ndeshje të ardhshme do të japim maksimumin tonë për të arritur qëllimin tonë.
Pozicioni në tabelë na dikton qartë se na duhen pikë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i fituar ato. Vardari është lideri i tabelës, ata kanë një ekip të shkëlqyer, por kjo duhet të jetë edhe më shumë motiv për ne që të luajmë sa më mirë që të mundemi”, thotë Besir Demiri kapiteni i Rabotniçkit.
Ndeshja midis Rabotniçkit dhe Vardarit do të luhet në stadiumin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke filluar nga ora 13:00\.