Prishtina kërkon tre pikë në luftë për titullin e kampionit në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Llapi është i përgatitur maksimalisht me synime që të kthehet i pamposhtur nga stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapjanët kërkojnë pikë që të ikin sa më larg zonës së rrezikut.
Prishtina është e motivuar deri në pikën e fundit, asnjë rezultat tjetër nuk i konvenon përveç fitores.
Ndeshja luhet sonte nën dritat e reflektorëve (18.00).