Skuadra e Gjilanit kthehet me një pikë nga stadiumi “18 Qershori” në Klinë.
Gjilani ka barazuar me rezultat 1:1 me Dukagjinin, në takimin e javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dukagjini tani rrezikon edhe vendin e katërt, po ashtu mbetet larg kreut të tabelës.
Në minutën e 61-të, Senad Jaroviq realizoi golin e epërsisë.
Në fund të takimit, Vitor Hugo ka barazuar rezultatin.
Dukagjini zë vendin e katërt me 30 pikë dhe Gjilan është në të gjashtin me 27 pikë.