Ferizaj është tronditur në fushën e futbollit në Hajvali.
Prishtina e Re ka festuar me fitore me rezultat 1:0 ndaj Ferizajt në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 90+8 Drilon Fazliu doli i vetmuar e me mjeshtri mashtroi portierin duke shënuar në këndin e poshtëm të majtë, 1:0.
Prishtina e Re pati disa mundësi edhe në minutën e 90+1 ku Dobratiqi doli ballë për ballë me portierin, por ka gjuajtur jashtë portës së Ferizajt.
Ferizaj e zë vendin e 9-të me 19 pikë e Prishtina e Re e fundit me 18 sosh.