Shkëndija e Tetovës është para sfidës së madhe evropiane përkatësisht të Europa League në futboll.
“Biletat për ndeshjen Shkëndija – Samsunspor (Turqi), e vlefshme për fazën e Play-Offit të UEFA Conference League, do të jenë në shitje nga nesër (e hënë, 16.02.2026), duke filluar nga ora 10:00, online përmes rrjetit MK Tickets.
Shitja fizike e biletave do të bëhet në:
Tetovë
Monaco Tobacco-Rrethi te ish-ëmbëltorja Taksi (Tribuna Jugore & VIP)
Shkup
Biletaria e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, vetëm ditën e ndeshjes (19.02.2026)
Klubi është përpjekur të vazhdojë të përshtatet me standardet e kërkuara nga UEFA, duke mbajtur njëkohësisht çmimet e biletave sa më të arritshme për çdo tifoz.
Çmimet e biletave:
Tribuna Jug:
500 denarë (blloqet 1 dhe 6)
600 denarë (blloqet 2 dhe 5)
750 denarë (blloqet 3 dhe 4)
Tribuna Veri:
2000 denarë (VIP – blloku 22)”, - njofton FC Shkëndija.