Shtatë skuadra janë në garë për kreun e tabelës apo edhe për dy vendet e para në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Vushtrria, Feronikeli 74, Dinamo, Vëllaznimi, Trepça ’89, Liria e Ramiz Sadiku, janë në garë të fortë për dy vendet e para, pozita që shpien direkt në elitën e futbollit të Kosovës.
Rezultatet
Vjosa - Rilindja 1974 2:0
Vushtrria - Suhareka 2:0
Istogu - Vëlaznimi 2:3
KEK-u- Dinamo 2:2
2 Korriku - Besa 3:0
Feronikeli 74 - Kika 3:0
Tefik Çanga - Liria 0:1
Prizreni - Ramiz Sadiku 0:3
Nesër
Trepça ’89 - Trepça 13.00
Vushtrria kryeson me 44, pasojnë Feronikeli 74 me 42, Dinamo 41, Vëllaznimi 40, Trepça 89 39 (një ndehje me pak), Liria 39, Ramiz Sadiku 37, Trepça 30 (një ndeshje më pak), Tefik Çanga 29, Suhareka 25, Kika 20, Istogu 18, Rilindja 1974 17, Vjosa 17, KEK-u 17, 2 Korriku 16, Prizreni 12 e Besa 11 pikë.