Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit sot zhgënjeu në Shtime, duke pësuar humbje rezultat 2:0 nga Vjosa.
Skuadra e Vjosës arkëtoi tre pikë të mëdha, në anën tjetër la gojëhapur trajnerin e Rilindjes 1974, Faruk Statovcin.
Rilindja 1974 ka një pranverë jo të mirë, të paktën në dy javët e parë ka pësuar dy humbje rresht dhe rrezikon të bie edhe më poshtë.
Golat e fitores së Vjosës i shënoi Drin Imeri.
Rezultatet
Vjosa - Rilindja 1974 2:0
Vushtrria - Suhareka 2:0
Istogu - Vëlaznimi 2:3
KEK-u- Dinamo 2:2
2 Korriku - Besa 3:0
Feronikeli 74 - Kika 3:0
Tefik Çanga - Liria 0:1
Prizreni - Ramiz Sadiku 0:3
Nesër
Trepça ’89 - Trepça 13.00
Vushtrria kryeson me 44, pasojnë Feronikeli 74 me 42, Dinamo 41, Vëllaznimi 40, Trepça 89 39 (një ndehje me pak), Liria 39, Ramiz Sadiku 37, Trepça 30 (një ndeshje më pak), Tefik Çanga 29, Suhareka 25, Kika 20, Istogu 18, Rilindja 1974 17, Vjosa 17, KEK-u 17, 2 Korriku 16, Prizreni 12 e Besa 11 pikë.