Matoshi me Thunin me fitore të madhe, një hap drejt titullit në Zvicër

- Bota Sot

Matoshi me Thunin me fitore të madhe, një hap drejt titullit në Zvicër

Futbollisti Valmir Matoshi me ekipin e Thun-it me fitoren e sotme bëjnë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit të Zvicrës.

Thuni e ka mposhtur me rezultat 1:0 Sionin, në takimin e javës së 25-të.

Futbollisti Meichtry shënoi në minutën e 43-të. 

Futbollisti i Sionit, Sow, u përjashtua me karton të kuq në minutën e 68-të.

Në minutën e 82-të edhe Diack i Sionit u përjashtua.

Valmir Matoshi u paraqit titullar për Thun-in dhe Rilind Nivokazi për Sion-in.

Nivokazi u zëvendësua në minutën e 71-të e Matoshi në të 76-tën.

Në minutën e 85-të Benjamin Kololli aktivizohet në radhët e Sionit dhe në fund ndëshkohet me kartonë të verdhë.

Thun kryeson me 58 pikë, ndërsa Sioni renditet në vendin e pestë me 37 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot