Parandalohet përplasje mes tifozëve

- Bota Sot

Parandalohet përplasje mes tifozëve

Policia kroate ka reaguar me shpejtësi për të parandaluar një përplasje të mundshme mes grupeve të tifozëve në autostradën drejt Zagrebit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 11:35, në kilometrin e 60-të të autostradës, janë ndaluar një numër i madh automjetesh që transportonin anëtarë të grupeve tifozësh Torcida (tifozë të HNK Hajdukut nga Spliti) dhe Ultras (tifozë të HNK Cibalia).

Torcida ishte në rrugë për ndeshjen mes Osijekut dhe Hajdukut (17.45).

Ultras po udhëtonin drejt Rijekës për përballjen mes Orijent nga Rijeka dhe Cibalisë (përfundoi me fitoren e udhëtusve me rezultat 2:3).

Sipas mediave kroate, rreth 30 furgonë dhe 20 vetura private me tifozë të Torcidës po lëviznin drejt Zagrebit, ndërsa gjashtë furgonë dhe tre vetura me tifozë të Ultras po shkonin drejt Rijekës.

Policia theksoi se me një aksion të shpejtë dhe të koordinuar arriti të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe një konflikt të mundshëm fizik.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet për rrethanat e incidentit janë në vazhdim. Trafiku në atë segment të autostradës u monitorua nga forcat policore për të garantuar sigurinë.

Ngjarja rikthen në vëmendje problemin e vazhdueshëm të incidenteve mes grupeve rivale të tifozëve në Kroaci, por këtë herë përplasja u evitua falë reagimit të shpejtë të autoriteteve.



Read it all at Bota Sot