Beogradi bie në Sanxhak, ky shqiptar i la pa frymë

- Bota Sot

Beogradi bie në Sanxhak, ky shqiptar i la pa frymë

Futbollisti shqiptar, Driton Camaj, është kreator i fitores së skuadrës nga Sanxhaku, Novi Pazari. 

Skuadra e Novi Pazarit ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj OFK Beogradit, në një atmosferë madhështore në stadium.

Driton Camaj shënoi nga 15 metra në minutën e 9-të të takimit, 1:0.

Novi Pazari është klub që urrehet në Serbi për faktin se është nga Sanxhaku i shqiptarëve.

“Fitorja e parë e të kaltërve në pjesën e dytë të sezonit, gjithashtu e 10-ta. Triumf në kampionat!

Para rreth 5 mijë spektatorëve në stadiumin e qytetit, u dridh rrjeta e mysafirëve: Camaj (9’) e Stanisavljeviq (59).

Me këtë fitore Novi Pazari thyen vazhdën e tre ndeshjeve pa triumf, arrin 36 pikë të fituara në sezon dhe renditet në vend të 5-të në tabelën e Superligës së Serbisë.

Bravo, Blues! Le të vazhdojmë kështu!”, shkruan në faqene Novi Pazarit.



Read it all at Bota Sot