Futbollisti Elvis Rexhbeçaj është paraqitur nga minuta e 73-të në fitoren e Augsburgut me rezultat 1:0 ndaj Heidenheimit.
Një fitore e mundimshme, por e madhe për vendasit.
Elvis Rexhbeçaj ka fituar përballjen ndaj lojtarëve të Kosovës, portierit Diant Ramaj e futbollistit Arijon Ibrahimoviç.
Ramaj e Ibrahimoviç u paraqitën tërë takimin, por fati ua ktheu shpinën në finish. Futbollisti Claude-Maurice shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.
Heidenheim është në fund të tabelës me 13 pikë e Augsburg në pozitën e 11-të me 25 pikë pas javës së 22-të në Bundesliga I.