Xherdan Shaqiri nuk është ai ujku i vjetër të paktën sa i takon kryerjes së penalltive.
Kapiteni I Baselit, Shaqiri, sot shokoi zviceranët, për faktin se humbi penalltinë në minutën e 62-të, duke lëshuar rastin e artë për fitoren e skuadrës së tij,
Baseli ka barazuar me rezultat 1:1 me Luganon, në takimin e javës së 25-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Xherdan Shaqiri mori përgjegjësinë e penalltisë në minutën e 62-të (penalltinë e përsëritur). Ai rrëshqiti në momentin e goditjes dhe topi ka përfunduar lart mbi portë.
Traore shënoi nga penalltia në minutën e 30-të për Baselin dhe Koutsias (64) për mysafirët.
Shaqiri u paraqit titullar së bashku me Albian Ajetin, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 66-të.
Portieri Amir Shaipi e futbollisti Uran Bislimi u paraqitën tërë takimin për Luganon. Baseli e zë vendin e katërt me 40 pikë e Lugano gjendet një pozitë më lart me 43 sosh.