Prishtina shkatërron Llapin, shkëlqen fytyra e Afrim Tovërlanit

- Bota Sot

Prishtina shkatërron Llapin, shkëlqen fytyra e Afrim Tovërlanit

Prishtina ka shkatërruar KF Llapin me rezultat 4:1, në javën e 20-të të Superliga e Kosovës.

Shkëlqen fytyra e kryetrajnerit të Prishtinës, Afrim Tovërlanit

Ndeshja e zhvilluar nën dritat e reflektorëve në stadiumin “Fadil Vokrri” solli pesë gola dhe emocione, sidomos në pjesën e parë që ishte më e baraspeshuar.

Llapi befasoi në minutën e 7-të me golin e Fiton Ademit, duke kaluar në epërsi 0:1. Megjithatë, Prishtina reagoi shpejt.

Futbollisti Valmir Veliu barazoi në minutën e 35-të pas asistimit të Mario Ilievskit, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ilievski realizoi për përmbysjen 2:1.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit dominuan.

Veliu realizoi sërish në minutën e 70-të për 3:1, ndërsa në minutën e 73-të, pas harkimit të Ramiz Bytyqit, Ilievski vulosi rezultatin përfundimtar 4:1.

Në tabelë, Ballkani kryeson me 36 pikë (me një ndeshje më pak), po aq sa ka edhe Prishtina në vendin e dytë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e 7-të me 22 pikë.



Read it all at Bota Sot