Atletico Madridi turpërohet nga Rayo Vallecano

- Bota Sot

Atletico Madridi turpërohet nga Rayo Vallecano

Pas fitores spektakolare 4-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, Atletico Madridi pësoi sot humbjen e dytë rresht në LaLiga, duke u mposhtur 3-0 nga Rayo Vallecano në javën e 24-t.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të, kur Andrei Ratiu e kaloi bukur mbrojtjen e Atletico në zonë dhe asistoi për Fran Perez, i cili nuk gaboi dhe dërgoi topin në rrjetë.

Oscar Valentin dyfishoi avantazhin në fund të pjesës së parë, pas një gabimi nga Clement Lenglet, duke mbyllur pjesën e parë 2-0 për mysafirët.

Edhe pse trajneri Diego Simeone bëri zëvendësime në pjesën e dytë, ato nuk sollën efekt.

Në minutën e 75-të, Nobel Mendy shënoi një gol spektakolar me një veprim akrobatik pas krosimit të Alvaro Garcia-s, duke vulosur rezultatin final 3-0.

Me këtë fitore, Rayo Vallecano merr tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, duke u ngjitur në vendin e 16-të me 25 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e 4-t me 45 pikë.



Read it all at Bota Sot