Rivalitet i ashpër për kreun

- Bota Sot

Rivalitet i ashpër për kreun

Dy duelet e zhvilluara ditën e sotme, ai mes Pogradecit dhe Burrelit si dhe Iliria-Lushnja, ulën siparin e fazës së dytë në Kategorinë e Parë.

Pas 22 javësh kryeson Skënderbeu i Ernest Gjokës me 51 pikë, i ndjekur nga Laçi me 3 pikë më pak, teksa një biletë për në elitë kërkon edhe Pogradeci i vendit të tretë me 43 pikë.

Ndërkohë Kastrioti, Burreli dhe Iliria, plotësojnë zonën “play off”.

Besa dhe Korabi duket se kërkojnë atë mesin e artë për të mos hedhur në erë sezonin, teksa në pozita jo komode e mbyllin fazën e dytë Apolonia, Lushnja, Luftëtari dhe Kukësin, që janë duke lundruar në ujëra të turbullta.



Read it all at Bota Sot