Fitojnë Pogradeci dhe Iliria

- Bota Sot

Fitojnë Pogradeci dhe Iliria

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e fundit të javës së 22-të të Kategorisë së Parë.

Pogradeci ruan hapin e kryesuesve, nuk gabon në shtëpi dhe mposht 2-0 Burrelin.

Me këtë fitore liqenorët ngjiten në kuotën e 43 pikëve dhe ruajnë vendin e tretë në tabelën e klasifikimit.

Në ndeshjen tjetër të ditës Iliria ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lushnjën.

Fushë-krujasit ngjiten në kuotën e 29 pikëve, ndërsa lagunarët rrezikojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë pas kësaj humbjeje.



Read it all at Bota Sot