Çoçli: Tirana shfaq progres dhe stabilitet, Partizani kishte avantazh në mesfushë

- Bota Sot

Çoçli: Tirana shfaq progres dhe stabilitet, Partizani kishte avantazh në mesfushë

Trajneri i futbollit Nikolin Çoçli, i cili komentoi performancën e KF Tirana dhe FK Partizani Tirana.

Çoçli vlerësoi skuadrën e Tiranës për organizimin dhe përforcimet që ka bërë që nga janari, duke shtuar se janë afruar 18 futbollistë të rinj.

“Kjo skuadër pretendon të ngrihet në nivelin e duhur. Ka bërë progres të dukshëm; pesë ndeshjet e para shkuan shumë mirë. Do ta shoh Tiranën në momentin që do të pësojë gol, por deri tani ka fituar dhe barazuar, nuk ka humbur asnjë ndeshje,” tha ai.

Sa i përket Partizanit, Çoçli theksoi se ekipi ka kualitete më të mira në mesfushë, që bën një diferencë në krahasim me skuadrën e Tiranës.



Read it all at Bota Sot