“Dora magjike” e Elon Berishës, Malisheva me formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij

- Bota Sot

“Dora magjike” e Elon Berishës, Malisheva me formë të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij

Trajneri tashmë i njohur kosovar, Elon Berisha, i cili është vetëm 31-vjeçar po bën punë të jashtëzakonshme me Malishevën në Superligën e Kosovës.

Berisha dhe Malisheva e tij po kalojnë në një formë tejet të mirë, duke qenë të pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit.

Fitorja e sotme ndaj Ballkanit në Suharekë veçse e konfirmoi formën dhe seriozitetin e Malishevës, duke shkuar në nëntë ndeshje pa humbje, në dhjetë ndeshje të Berishës në krye të klubit.

Ai u mposht vetëm në ndeshjen e parë në krye të skuadrës – nga Gjilani me shifrat prej 2-1.

Që atëherë, ai ka shtatë fitore dhe vetëm dy barazime.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka fituar ndaj Prishtinës, Ferizajt, Drenicës, Prishtinës së Re dhe Ballkanit në Superligë, teksa e ka mposhtur edhe Trepçën e Trepçën ’89 në Kupën e Kosovës.

Momentalisht, Malisheva e Berishës është e katërta në tabelën e Superligës, por është vetëm tri pikë larg vendit të parë me 33 pikë, që mbahet nga Ballkani, dhe po aq pikë larg Prishtinës që është e dyta.

Drita është e treta me 35 pikë.

Në Kupën e Kosovës, Malisheva është e kualifikuar në çerekfinale.



Read it all at Bota Sot