Lufta nuk ka fund, Spaleti pa frena: E vështirë ta pranosh që Kalulu të etiketohet si budalla nga Kivu

- Bota Sot

Lufta nuk ka fund, Spaleti pa frena: E vështirë ta pranosh që Kalulu të etiketohet si budalla nga Kivu

Dueli Inter-Juventus vazhdon pafundësisht, edhe pse ka ardhur momenti që bardhezinjtë të fokusohen në ndeshjet e tjera, siç është ajo e Ligës së Kampioneve ndaj Gallatasarajt që ka shumë rëndësi për klubin. Situata e përjetuar në ndeshjen në “San Siro” ka lënë shenjë te bardhezinjtë dhe kjo shihet edhe në fjalët e Luçiano Spaletit, në një deklaratë të dhënë për “Sky Sport”.

Në qendër të kritikës së tij mbi të gjitha ishte Kristian Kivu, i cili pas ndeshjes kishte thënë që Kalulu kishte vepruar gabim duke hapur duart në një moment që kishte një karton të verdhë dhe nuk ishte faji i Bastonit në atë rast.

“Ka keqardhje, unë nuk mund të trajnoj ato që krijohen në disa situata, por mund të bëj që lojtarët e mi të bëhen të fortë në mënyrë të tillë që të tjerët të mos përdorin mundësinë për të krijuar vështirësi. Më vjen keq që një djalë i mirë si Kalulu, pasi ka pësuar dy gabime kolosale në kurriz, etiketohet si budalla nga Kivu i cili i thotë si të sillet.

Dhe kjo është e vështirë të pranohet, ose përndryshe duhet të kem edhe unë mundësinë që të flas për lojtarët e Interit. Unë Kristian e njoh mirë, duhet ta ketë kuptuar që ka gabuar”, ishin fjalët e Spaletit rreth episodit në fjalë.



Read it all at Bota Sot