Pas fitores në Serinë A ndaj Juventusit, Inter rikthehet në aksion në Ligën e Kampionëve, ku skuadra e drejtuar nga Kristian Kivu, do të udhëtojë drejt Norvegjisë për t’u përballur me Bodo/Glimt në ndeshjen e parë të fazës “play-off”.
Pamjet nga Norvegjia tregojnë se fusha e stadiumit “Aspmyra Stadion” është pastruar nga bora, ndërsa parashikimet flasin për mundësi reshjesh gjatë natës.
Megjithatë, nga dita e sotme pritet mot pjesërisht i vranët dhe sfida nuk konsiderohet në rrezik për t’u shtyrë.
Ajo që shqetëson më shumë është temperatura e ulët. Në momentin e fillimit të ndeshjes, që do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Daniel Siebert, pritet që temperaturat të lëvizin mes -5 dhe -6 gradë Celsius, me ndjesinë reale që mund të zbresë deri në -11 gradë.
Kushtet e vështira atmosferike dhe terreni sintetik shtojnë rrezikun për lëndime, gjë që e penalizon tejë mase Interin.