Barcelona humbi në transfertën e Gironës duke i dhuruar kështu edhe kreun e La Ligës, Real Madridit.
Pas përfundimit të sfidës, foli trajneri Hansi Flick.Kur u pyet për golin e Beltran nëse duhej anuluar, gjermani deklaroi se:
“Nuk dua të flas për këtë. Të gjithë e panë situatën. Sigurisht që faulli ishte i qartë, por kështu është.
Për mua, ndoshta do të flisja më shumë për këtë nëse do të luanim mirë, por nuk luajtëm mirë. Duket si një justifikim, të ankohesh.
Nuk e dua këtë. Duhet të luajmë më mirë. Duhet të kthehemi në këtë nivel.
Megjithatë, Flik refuzoi të ishte shumë kritik ndaj gjyqtarit këtu, madje duke bërë shaka se lojtarët e tij kishin qenë po aq të këqinj.
“Pa ankesa, pa justifikime,” këmbënguli ai kur iu drejtua gjyqtarëve të ndeshjes.
“Ata e bëjnë punën e tyre. Ndonjëherë nuk është një punë e mirë, por ata janë në të njëjtin nivel që luajtëm ne, kështu që ndoshta nuk është një nivel i mire”, përfundoi 60-vjeçari.