Ylber Kelmendi me një veprim shembullor në Fushë Kosovë

- Bota Sot

Ylber Kelmendi me një veprim shembullor në Fushë Kosovë

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Fushë Kosovës, Ylber Kelmendi, ka bërë një gjest për t’u vlerësuar lart në qytetin e tij.

Ai ka angazhuar në stadiumin e qytetit Arjanitin, djalin e legjendës së futbollit Ekrem Grajçevci, duke treguar respekt dhe mirënjohje për kontributin e madh që familja Grajçevci ka dhënë ndër vite për sportin.

Ky është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga institucionet e tjera.

Veprime të tilla përforcojnë lidhjen mes historisë së sportit dhe të rinjve që sot po rriten me ëndrrat për të ndjekur gjurmët e legjendave. 

“Arjaniti, djali i legjendës Ekrem Grajçevci, nga mërkura do të nisë punën në stadiumin e qytetit që mban me krenari emrin e babait të tij.

Falënderoj Kryetarin Prebreza dhe nënkryetarin Bardiqi, të cilët pa asnjë hezitim pranuan kërkesën time për angazhimin e Arjanitit, duke treguar mbështetje dhe respekt për trashëgiminë sportive të familjes Grajçevci.

Arjaniti është i pasionuar pas futbollit dhe askund nuk e gjen veten më mirë sesa në stadiumin ku babai i tij dha gjithçka nga vetja, duke lënë gjurmë të pashlyeshme.

Urime, Arjanit, të priftë e mbara dhe suksese të pafundme në këtë rrugëtim të ri!”, ka shkruar Kelmendi.



Read it all at Bota Sot