Tronditet Juventusi

- Bota Sot

Tronditet Juventusi

Gjykata Sportive në Itali që kujdeset për disiplinën, ka publikuar vendimet për javën e fundit. Fokusin kryesor e kishte ndeshja Inter-Juventus, që u fitua nga zikaltrit 3 me 2, por triumfi u njollos për shkak të kartonit të kuq që mori Kalulu.

Juventusi është tronditur, pasi u vendos për pezullimin e Damien Komolit, “CEO” i klubit, deri më 31 mars. Bashkë me të u pezullua deri më 27 shkurt edhe Xhorxho Kielini. Vendime që erdhën për shkak të përplasjes me gjyqtarin La Pena te tuneli, ndërsa trajneri Spaleti

Bastoni mund të thuhet se shpëtoi tek Interi. Për të pritej po ashtu një vendim për sjellje josportive, megjithatë Gjykata Sportive nuk ka nxjerrw nw pah diccka tw parregullt.

Pezullim deri më 31 mars dhe gjobë 15 mijë euro, Damien Komoli(Juventus):

Për shkak se në fund të pjesës së parë, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, mori një qëndrim agresiv dhe seriozisht kërcënues ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke kërkuar kontakt fizik me të, i cili u shmang falë ndërhyrjes së trajnerit të Juventusit dhe anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë, gjithashtu duke shqiptuar shprehje seriozisht fyese ndaj të njëjtit zyrtar të ndeshjes dhe duke përsëritur një sjellje të tillë edhe në zonën përpara dhomës së zhveshjes së gjyqtarit.

I pezulluar deri më 27 shkurt, Xhorxho Kielini(Juventus): Në fund të pjesës së parë, në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes, protestoi në një mënyrë të acaruar dhe pa respekt ndaj gjyqtarit, duke përsëritur një sjellje të tillë edhe në zonën përpara dhomës së zhveshjes së gjyqtarit. Në të njëjtin kontekst, bëri kritika fyese edhe ndaj zyrtarëve të ndeshjes, kjo shkelje e fundit u zbulua nga një asistent.



Read it all at Bota Sot