Edmond Dosti: Tirana? Turp nëse bie nga kategoria

- Bota Sot

Edmond Dosti: Tirana? Turp nëse bie nga kategoria

Ish-futbollisti i Partizanit, Edmond Dosti është ndalur të flasë për derbin e fituar ndaj Tiranës.

Dosti thotë se presidenti Demi e di se çfarë po bën dhe se tifozët do të çuditen me punën e trajnerit Kërnaja. Ndër të tjera, Dosti thotë se është turp nëse Tirana bie nga Superiorja.

“E pashë ndeshjen, ishte shumë e bukur, me shumë emocione. Realizuam dy gola të shkëlqyer, Tirana u mundua në të dytën për të kthyer rezultatin, për të shënuar, i mungoi pak dhe fati, nuk janë akoma aty ku duhet. Tirana nuk e meriton këtë vend.

Nuk jam kundër Tiranës, Tirana i duhet futbollit shqiptar dhe ata çuna të luftojnë fort për ta mbajtur në Superiore. Po ra prapë Tirana, do të jetë turp i madh për ata.

Kërnaja? E njoh, është trajner shumë i mirë, nëse vazhdon kështu, do të bëhet dikushi. Shumë njerëz do të çuditen me këtë trajner që ka Partizani. Ai është punëtor, jeton me futbollin, ka shumë pasion. Gaz Demi e di se çfarë bën”, tha Dosti.



Read it all at Bota Sot