I njëjti film

- Bota Sot

I njëjti film

Partizani ia doli për herë të dytë rresht që të mposhtë Tiranën në derbi në këtë sezon. Në duelin e së dielës, të kuqtë fituan 2-0 ndaj rivalit të tyre më të madh.

Një triumf për të cilin festojnë ende, pasi fitorja në të tilla duele vlen më shumë se 3 pikët.

Për të dytin derbi radhas kryeqyteti mbetet i kuq dhe “Demat” janë entuziastë më shumë se kurrë.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale: “I njëjti film, e njëjta histori”, duke thumbuar kështu rivalët e tyre, pikërisht Tiranën.

Padiskutim që ky postim do të “çmendë” bardheblutë, pasi Tirana siç dihet në këtë sezon po lufton për mbijetesë.



Read it all at Bota Sot