Borusia Dortmund do të duhet të bëj pa Niko Shloterbek dhe Niklas Syle në ndeshjen e parë të play off-it të Ligës së Kampioneve kundër Atalantas.
Ky mund të jetë momenti që një i ri të shkëlqejë. Niko Shloterbek vuan nga probleme muskulore, ndërsa Niklas Syle ka një dëmtim në kofshë.
Të dy munguan në seancën e fundit stërvitore dhe do të jenë të padisponueshëm për ndeshjen e së martës kundër Atalantës (ora 21:00), siç njoftoi Borusia Dortmund të hënën në mëngjes.
Shloterbek mungoi edhe në fitoren e fundit 4-0 kundër Mainz për shkak të pezullimit nga kartonët e verdhë.
Ndërkohë, Syle ishte në formacionin titullar, por u zëvendësua në pushimin mes pjesëve. Luka Rexhiani hyri në vend të tij, duke bërë paraqitjen e dytë në Bundesliga, dhe 18 vjeçari u paraqit mirë. Rexhiani, i cili iu bashkua Dortmundit nga akademia e Sasuolos në shkurt 2024, mund të bëj kështu startin e tij të parë kundër Atalantës.
Italiani u përfshi në listën e Ligës së Kampioneve përmes listës B. Trajneri Niko Kovaç gjithsesi nuk ka shumë opsione. Emre Çan është jashtë për shkak të një dëmtimi në ijë, ndërsa edhe Filipo Mane nuk është në formë. 20 vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në fitoren 3-2 kundër Hajdenhajm dhe do të mungoj për një periudhë më të gjatë. Lojtari i huazuar Aron Anselmino u rikthye nga Çelsi gjatë dimrit, vetëm për tu huazuar sërish te Rejsing Strasburg si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi.
Nëse Kovaç nuk zgjedh Rexhianin, Julian Rajerson mund të zhvendoset nga krahu i djathtë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë në një mbrojtje me tre lojtarë. Ky duket si opsioni i preferuar i trajnerit. Nuk do të ishte hera e parë për norvegjezin, i cili tashmë ka luajtur në atë rol gjatë fitores 2-0 në Hajdenhajm në javën e tretë. Në atë rast, Jan Kouto mund të marrë vendin e Rajersonit. Edhe kundërshtari, Atalanta Bergamo, po përballet me probleme në përbërje, por në sulm.
Sulmuesi Xhiakomo Raspadori pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen kundër Lacios dhe do të mungoj në të dyja ndeshjet e play off-it. Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth tre javë. Edhe Çarls De Ketelare, i cili ka qenë jashtë prej disa kohësh, do të mungojë në të dyja ndeshjet për shkak të një problemi në menisk.
Ndeshja e kthimit në Bergamo do të zhvillohet më 25 shkurt. Fituesi i play-off do të përballet me Arsenalin ose Bajernin në raundin e 16-ave.