Jurgen Klopp do të ketë një detyrë të veçantë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Ish-trajneri i njohur do të ketë një rol të rëndësishëm në garën e stafetës së biatlonit.
Ai do t’i bjerë kambanës, e cila paralajmëron atletët se po futen në xhiron e fundit.
Një fakt të tillë e zbuloi vetë 58-vjeçari i cili tha:
“Më pyetën nëse do të doja t’i bija kambanës para xhiros së fundit. Pyetja ime e parë ishte:
Për çfarë bëhet fjalë?
Unë do të jem në garë, është hera ime e parë që ndjek nga pranë këtë lloj disipline”.