Ekipi Dymbëdhjeta shpallet kampione, mund ATS në finale

- Bota Sot

Ekipi Dymbëdhjeta shpallet kampione, mund ATS në finale

Ka përfunduar me sukses finalja e Kupës së Kampionit në futbollin amator 5×5 për Zonën Rajonale Tiranë.

Në ndeshjen vendimtare, Dymbëdhjeta 5×5 triumfoi minimalisht 1-0 ndaj ATS 5×5, duke siguruar trofeun pas një përballjeje të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Finalja e zhvilluar në Kompleksin Koldashi ofroi rivalitet sportiv dhe organizim të mirë, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe promovimin e aktiviteteve amatore të futbollit.

Të dyja skuadrat treguan shpirt gare, ndërsa momenti vendimtar i ndeshjes ishte goli i Kacës që i dha fitoren ekipit Dymbëdhjeta 5×5, që u shpall kampione e këtij edicioni.

Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia tradicionale e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.

Specialisti i futbollit amator në FSHF, Erald Muça, i dorëzoi skuadrës kampione Dymbëdhjeta 5×5 trofeun dhe medaljet, duke përmbyllur në mënyrë festive këtë edicion të kompeticionit.



Read it all at Bota Sot