Bashkimi triumfon ndaj Pelisterit

- Bota Sot

Bashkimi triumfon ndaj Pelisterit

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova e ka mposhtur Pelisterin e Manastirit me rezultat 1:0 dhe kështu e mbylli javën e 18-të të Kampionatit të  Maqedonisë së Veriut në futboll.

Bashkimi ndali tre pikë të mëdha.

Në minutën e 38-të Sumer Hasan reagoi shkëlqyeshëm dhe shënoi për 1:0.

Kapiteni Aliti harkoi nga rivënia e këndit, Hasan shënoi me kokë nga afërsia.

Pelisteri, nga ana tjetër, veçanërisht në pjesën e dytë, pati disa mundësi për të shënuar por pa sukses.

Bashkimi tani është në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Pelisteri është i dhjeti me 19 sosh.



Read it all at Bota Sot