Foto e shqiptarëve po "çmend" tifozët e Trabzonspor

- Bota Sot

Foto e shqiptarëve po "çmend" tifozët e Trabzonspor

Ernest Muçi po shijon këto ditë pushimi larg ekipit të Trabzonspor. Sulmuesi shqiptar ka udhëtuar drejt Stambollit, duke takuar dy miqtë e tij, Kristjan Asllanin dhe Milot Rashicën.

Është pikërisht sulmuesi i Kosovës, ai që ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet krah Muçit dhe Asllanit. Një foto mjaft e bukur për syrin e shqiptarëve, por jo aq për tifozët e Trabzonspor.

Këta të fundit kanë reaguar menjëherë në rrjet, duke e bërë “bujë” këtë foto. Sipas tyre, Muçi tashmë ka gjasa që të rikthehet te Besiktas, nga ku është edhe i huazuar deri në verë.

Megjithatë, pavarësisht thashethemeve, në foto tregohet qartë që shqiptarë janë të bashkuar edhe përtej kufijve.



Read it all at Bota Sot