De Zerbi, gati për një aventurë të re

- Bota Sot

De Zerbi, gati për një aventurë të re

Vetëm pak ditë pas largimit nga Olympique Marseille, ku moskualifikimi në play-off të Champions League rezultoi vendimtar për të ardhmen e tij, Roberto De Zerbi është gati për një aventurë të re, këtë herë në Serie A.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, trajneri italian është kandidati kryesor i Fabio Paraticit, drejtorit sportiv të sapoemëruar te Fiorentina.

“Viola” po kalon një moment të vështirë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit italian, ndaj drejtuesit po mendojnë për një ndryshim në stol.

De Zerbi shihet si profili ideal për të garantuar mbijetesën në Serie A dhe për të nisur një projekt ambicioz për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, trajneri Paolo Vanoli është shumë pranë shkarkimit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim.

Trajneri 44-vjeçar e njeh mirë kampionatin italian, pasi më herët ka drejtuar skuadra si Sassuolo, Benevento dhe Palermo, duke lënë gjurmë me stilin e tij të lojës dhe filozofinë sulmuese.



Read it all at Bota Sot