Juventus turpërohet nga Galatasaray! Edon Zhegrova e pa debaklin

- Bota Sot

Juventus turpërohet nga Galatasaray! Edon Zhegrova e pa debaklin

Një super ndeshje me emocione të jashtëzakonshme është zhvilluar në Stamboll mes Galatasarayt dhe

Juventusit, në përballjen e parë të play-off-it të Champions League.

Skuadra turke triumfoi me rezultat 5:2, në një duel me shumë kthesa.

Galatasaray kaloi i pari në epërsi me golin e futbollistit Gabriel Sara në minutën e 15-të, por Juventusi reagoi menjëherë. Koopmeiners realizoi dy herë (16’ dhe 32’) për ta përmbysur rezultatin në 1:2 në favor të bardhezinjve.

Pjesa e dytë ishte spektakël më vete. Lang barazoi në minutën e 49-të, ndërsa Sanchez shënoi për 3:2 në minutën e 60-të, duke ndezur atmosferën në stadium.

Situata për Juventusin u vështirësua edhe më shumë në minutën e 67-të, kur Cabal u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve, duke e lënë skuadrën italiane me një lojtar më pak në momentet vendimtare.

Lang realizoi sërish në minutën e 75-të për rezultatin 4:2.

Në minutën e 86-të Boey thelloi fitoren në 5:2 të skuadrës turke.

Edon Zhegrova nu u aktivizua fare në lojë në radhët e Juventusit.

Megjithatë Zhegrova ishte në bankë dhe pa debaklin e Juventusit.

Juventusi u turpërua në Stamboll dhe tani e pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë në ndeshjen e kthimit në Torino.



Read it all at Bota Sot