Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë

- Bota Sot

Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë

Marcus Rashford po kalon një sezon të shkëlqyer në huazim te Barcelona, ku ka shënuar 10 gola në 34 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, disa muaj para përfundimit të huazimit të tij, që skadon më 30 qershor, katalanasit ende nuk kanë arritur një marrëveshje për blerjen përfundimtare të kartonit nga Manchester United.

Sipas Sky Sports UK, Manchester United nuk është i gatshëm të rinegociojë, pasi Barcelona duhet ta dijë shumë mirë shumën e përcaktuar për opsionin e blerjes gjatë verës së kaluar.

Për të bërë transferimin përfundimtar të Rashford-it, Barça duhet të paguajë 30 milionë euro.

Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar, duke treguar interesimin e Barcelonës, por klubi katalanas kërkon një ulje çmimi, ndërsa United nuk pranon të ndryshojë asnjë euro të marrëveshjes origjinale.

Situata mbetet e paqartë dhe zhvillimet e ardhshme janë ende të papërcaktuara.

Rashford duket i orientuar të qëndrojë në Barcelonë, por skenari i ardhshëm nuk është i qartë. Me rikthimin e Michael Carrick në ‘Old Trafford’ dhe largimin e Ruben Amorim, disa e parashikojnë rikthim re Rashfordit te ‘Djajte Kuq’.



Read it all at Bota Sot