Drita e Gjilanit është gati për sfidën e së enjtes (pasnesër, 21.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ndeshet me skuadrën sllovene Celje, në kuadër të ndeshjes së parë të play-off-it të Conference League në futboll.
Media sllovene “Delo” ka shkruar para kësaj sfide.
“Çfarë klubi është kampioni i Kosovës, Drita, rivali i së enjtes i Celjes në fazën me eliminim direkt të Conference League?
Sipas Transfermarkt, vlera e skuadrës së saj është 7.58 milionë euro.
Për Celjen, ekipin e fundit sllovene në garat evropiane, vjeshta evropiane tashmë është e kaluar, tani është koha e pranverës evropiane.
Objektivi për të arritur në 1/8 e finales së Conference League dhe për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar me kualifikimin në çerekfinale po hyn në fazën vendimtare.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten në Prishtinë (21:00) ndaj kampionit të Kosovës, Dritës, ndërsa takimi i kthimit do të luhet të enjten e ardhshme, më 26, në Celje.
Pas largimit të trajnerit spanjoll Alberto Riera, Celje u detyrua të përshtatet shpejt, duke ndryshuar ritmin dhe qasjen në lojë, me një stil më realist dhe pragmatik.
Kjo e vendos skuadrën sllovene jo më në rolin e favoritit absolut.
Mbase përvoja e vitit të kaluar e Olimpijës është mësimi më i mirë, kur u përball me një kundërshtar të vështirë në këtë fazë.
Aty u dëshmua se nënvlerësimi në Evropë ndëshkohet shtrenjtë, siç tregoi edhe rasti kur Borci Banjallukës doli pengesë e pakalueshme”, shkruan mes të tjera media sllovene.