Trimi ynë, Granit Xhaka, uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
Xhaka është zemra e Kosovë dhe e shqiptarisë, por sot një gabim teknik u bë bujë edhe në mediumin kroat.
Media kroate “Index” ka shkruar se “Xhaka publikoi flamurin e Kosovës me shtatë yje, në vend të gjashtë sa ka zyrtarisht.
Urimi i yllit nga Kosova, Granit Xhaka
Ky gabim ndezi debat në rrjetet sociale dhe ndau opinionin në Kosovë”
“Mesfushori i Sunderlandit dhe ndërko mbëtari zviceran Granit Xhaka (33) e uroi Kosovën për Ditën e Pavarësisë, por postimi i tij shkaktoi një stuhi reagimesh për shkak të një gabimi (gabim teknik).
Media kroate
Konkretisht, Xhaka postoi një flamur të Kosovës me shtatë yje në vend të gjashtë, gjë që ndau publikun në Kosovë”, shkruan media kroate.
“Edhe pse ai konsiderohet hero në Kosovë për vite me radhë, veçanërisht pas ndeshjeve Zvicër-Serbi në të cilat luajti shkëlqyeshëm, postimi i Xhakës shkaktoi një ortek komentesh dhe opinionesh të ndara", ka shkruar media kroate.
Një pjesë e publikut e kritikoi për gabimin. "O njeri, je normal?",
"Kaq shumë do të thotë Kosova për ty, ti as flamurin nuk e njeh",
"E pabesueshme, çfarë dështimi", janë vetëm disa nga mesazhet.
Nga ana tjetër, shumica i dolën në mbrojtje, duke theksuar se qëllimi është gjëja më e rëndësishme. "Ajo që ka rëndësi është ajo që ai ndjen, jo një yll",
"Faleminderit për urimet, kjo është gjëja më e rëndësishme", "Nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësi është që ai e do vendin tonë", i shkruan ata në mbështetje të tij.
“Gjashtë yjet e bardhë në flamurin e kaltër të Kosovës simbolizojnë gjashtë komunitetet kryesore etnike që jetojnë shqiptarët, serbët, turqit, goranët, romët dhe boshnjakët”, shkruan media kroate.
Deri më tani, ai ka zhvilluar mbi 140 ndeshje me Zvicrën dhe ka shënuar 16 gola.