Liga e Kampionëve vazhdon sonte me katër sfida të tjera

- Bota Sot

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me katër sfida të tjera

Pas zhvillimit të katër ndeshjeve të para mbrëmë, sonte vazhdon faza play-off e Ligës së Kampionëve me katër përballje të tjera, nga të cilat pritet rivalitet i lartë.

Programi hapet nga ora 18:45 me ndeshjen mes Qarabag FK dhe Neëcastle United, ku skuadra angleze synon rezultat pozitiv në transfertë.

Nga ora 21:00, Bodø/Glimt përballet me Inter, ndërsa Club Brugge pret Atlético Madrid, në një duel që pritet të jetë kryesisht taktik.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Olympiacos do të përballet me Bayer Leverkusen, skuadër që po kalon formë të mirë në garat evropiane. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen javën e ardhshme dhe do të përcaktojnë skuadrat që sigurojnë kualifikimin në fazën e grupeve.



Read it all at Bota Sot