Kelly reagon ashpër ndaj ofendimeve raciste

- Bota Sot

Kelly reagon ashpër ndaj ofendimeve raciste

Lloyd Kelly iu përgjigj me kokën ngritur ofendimeve raciste në rrjetet sociale, pas humbjes së Juventusit 5-2 në fushën e Galatasaray.

Anglezit iu vu në dukje veprimi negativ, i konsideruar si gafë foshnjarake, në aksionin që solli golin e 4-2, kur u surprizua nga Victor Osimhen para golit të Lang.

Pavarësisht kësaj, ofendimet raciste në rrjetet sociale ishin të turpshme, ku një koment i thoshte:

“Kthehu në kopshtin zoologjik”. Në mëngjesin pas humbjes në Stamboll, mbrojtësi publikoi një mesazh:

“Kritikat janë pjesë e jetës dhe sportit, gjithmonë i kam pranuar. Çdo njeri ka të drejtë të thotë opinionin e vet, por këtë nuk do ta pranoj. Fjalët dhe veprimet kanë kuptim dhe pasoja”.



Read it all at Bota Sot