Luisao, ish-drejtor sportiv dhe legjenda e Benfikës, ka folur pas incidentit të djeshëm midis Vinicius Zhunior dhe Xhianluka Prestiani. Lojtari me më shumë paraqitje në historinë e klubit, ishte i prerë kur iu referua qëndrimit të argjentinasit.
“Kjo fanellë është shumë e rëndësishme. E dua Benfikën, është si një lëkurë e dytë për mua, por duhet të jesh i denjë për të veshur këtë fanellë të shenjtë.
Ajo që tha Prestiani e bën gjithçka më keq. Futbolli fitohet me vendosmëri, me shpirt luftarak.
Ishte një akt racist, po, dhe më vjen turp për këtë. Unë e mbroj fanellën dhe kam përvojë, e di për çfarë po flas. Nuk po gjykoj askënd. Po them vetëm se Benfika është shumë e madhe për t’u përfshirë në këtë, pavarësisht nëse është e vërtetë apo jo. Megjithëse, bazuar në përvojë, e di të vërtetën”, deklaroi ai.