Feronikeli 74 nga Drenasi është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Feronikelit 74 para shikuesve të vet e mposhti në frymën e fundit e me përmbysje Dinamon e Ferizajt me rezultat 2:1.
Për Dinamon shënoi Almedin Klinaku nga pika e bardhë në minutën e 15-të.
Vendasit përmbysën gjithçka në vazhdim të lojës falë golave të futbollistëve Muhamed Llapashtica (42’) e Kreshnim Bahtiri (87’).
Dinamo eliminohet, por mbetet në garë të fortë për kreun e tabelës në Ligën e Parë të Kosovës.