Diego Simeone ka folur për ndeshjen që skuadra e tij Atletiko do të luajë sot kundër Klub Bryzh.
Sipas trajnerit qëllimi është të kalojë këtë tur dhe të jetë në raundin tjetër, pastaj të mendojë që të shkojë sa më larg që të mundet.“Të gjitha skuadrat në Ligën e Kampioneve janë të mira.
Të gjitha situatat mund t’i gjenerojnë ato. Sot, si të gjitha skuadrat që luajnë jashtë shtëpisë, do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë dhe ne mundohemi ta nxjerrim atë sa më mirë që mundemi”, është shprehur Simeone.
I pyetur për dy tablotë që skuadra jep gjatë ndeshjeve në Kupë dhe atyre në kampionat, Diego ka dhënë opinionin e tij.
“Flitet shumë për dy pamjet dhe tablotë e Atletikos. E kuptoj që për një ndeshje si kjo motivimi nuk është i nevojshëm. Futbollistët dalin gjithmonë me motivim, por ndonjëherë gjërat shkojnë më mirë se të tjerët. Të tjerët jo.
Në disa liga ndodh.
Në këto katër ndeshje na ndodhën gjëra të mira dhe jo të mira, ose të këqija dhe pse jo shumë të këqija”.
Në fund dhe një konsideratë për kundërshtarin. “Bryzh është kundërshtar, që përveç kundër Arsenalit, ka arritur rezultate të rëndësishme në shtëpi kundër Monakos, Marsejës, dhe Barçës. Ata janë të rinj, me ose pa përvojë, por dalin shumë shpejt në kundërsulm. Prandaj duhet pasur kujdes”, ka përfunduar Simeone.