Beqiri: Respekt për kundërshtarin e favorizuar

- Bota Sot

Beqiri: Respekt për kundërshtarin e favorizuar

Skuadra e Shkëndijës, të enjten do të zhvillojë takimin e parë të Play Off-it në kuadër të Ligës së Konferencës.

Përball kampionit nga Maqedonia do të qëndrojë ekipi turk i Samsunsporit.

Trajneri Jeton Beqiri është i kënaqur me paraqitjen e ekipit tetovar në kampionatin vendor, pasi që Shkëndija ka regjistruar 2 fitore radhazi.

Mirëpo ajo që e brengos trajnerin e Shkëndijës është ndrrimi i trajnerëve te skuadra turke, pasi që ditë më parë u prezantua trajneri Torsten Fink, pasi që ditë më parë larguan trajnerin tjetër gjerman, Tomas Reis.

“Para kësaj ndeshje, kanë ndryshuar trajnerin që do të thotë se ndryshimet janë të mundshme dhe gjithmonë të paparashikueshme.

Ne gjithsesi kemi ndjekur ndeshjet e tyre dhe do të shikojmë diçka të kapim sa i përket stilit të trajnerit ku ka punuar me skuadrat më parë. Mirëpo e rëndësishme për të gjithë ne, edhe për futbollistët edhe për klubin dhe njëjtë vlen edhe për tifozët për të gjithë është që fillimisht të shijojmë njëherë si ndeshje.

Pastaj të japim maksimumin dhe ta luftojmë shumë si ndeshje, duke respektuar në maksimumin kundërshtarin dhe normalisht në bazë të ligës në të cilën luajnë, duke ia dhënë rolin të favoritit, “ tha mes tjerash Jeton Beqiri, trajner i KF Shkëndija.

Ndërkohë Besart Ibraimi ka treguar respekt për ekipin turk, por beson se “kuqezinjtë” mund të regjistrojnë rezultat pozitiv.

“Jemi në moment të mirë dhe vijmë prej dy fitoreve radhazi. Është atmosfera e mirë në ekip. Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje.

Normal që do të jetë një ndeshje e vështirë ku e njohim kundërshtarin. Ndërsa sa i përket tifozëve, shpresojë që të jetë një numër sa më i madh.

E kemi thënë çdoherë se ata janë përkrahja kyçe për ne, lojtari i 12-të dhe shpresojë që edhe nesër (E enjte) të na përkrahin ashtu si; e dijnë,” tha mes tjerash Besart Ibraimi.

Përballja në mes Shkëndijës dhe Samsunsporit do të zhvillohet të enjten, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 21.00.



Read it all at Bota Sot