Vinicius Junior ishte në qendër të një episodi të rëndë në stadiumin “Da Luz” gjatë sfidës mes Benficas dhe Real Madrid.
Pas golit të shënuar në minutën e 50-të, sulmuesi brazilian raportoi te gjyqtari ofendime raciste nga tribuna gjatë festimit.
Ai akuzoi gjithashtu lojtarin e Benficas, Gianluca Prestiani, për përdorimin e një epiteti racist.
Situata solli tension në fushë dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta deri në qetësimin e gjendjes. UEFA ka nisur hetimet për rastin dhe nuk përjashtohet mundësia e masave disiplinore ndaj klubit portugez.
Në aspektin sportiv, Real Madrid fitoi 1-0 dhe hedh një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në 16 më të mirat e Champions League, me ndeshjen e kthimit që do ta luajë në shtëpi.